27 Dhjetor 2024

Dhurata më e bukur në vigjilje të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Prishtinë, 8 shkurt - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, ka vizituar në Skenderaj artisten e dy rekordeve Guinness, znj.Arbnore Fejza-Idrizi, e cila po synon që në vigjile të përvjetorit të Pavarësisë të arrijë edhe një rekord të ri botëror për Kosovën.

Ministrja Haradinaj-Stublla tha se ishte kënaqësi e madhe të shihte pamjen mahnitëse të flamurit tonë me të cilin synohet të thyhet një rekord tjetër botëror.

“Artistja e dy rekordeve Guinness, znj.Arbnore Fejza-Idrizi bashkë me nxënës vullnetarë nga Skënderaj, kanë realizuar Mozaikun më të Madh me Origami në Botë, Flamurin e dashur të Republikës sonë, duke vendosur me mjeshtri të rrallë 127,400 letra origami”, bëri të ditur Ministrja Haradinaj-Stublla.

Shefja e diplomacisë kosovare, me këtë rast tha se përkushtimi i secilit prej nesh në ngritjen e imazhit të Kosovën, do ta bëjë shtetin tonë edhe më krenar përkrah vendeve demokratike të botës, të cilave trembëdhjetë vite më parë iu bashkua edhe Republika e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)