Dhurata Hoxha, ministre e Drejtësisë
Prishtinë, 11 korrik - Javë më parë kryeministri i Republikës, Isa Mustafa emëroi Hajredin Kuçin në pozitën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, të cilën deri pak muaj më parë e mbante presidenti aktual, Hashim Thaçi.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në krye të dikasterit të Drejtësisë tashmë pritet që të emërohet Dhurata Hoxha, e cila vije nga partneri i koalicionit, Partia Demokratike e Kosovës.