15 Janar 2025

Dhurata Hoxha ia dorëzon detyrën ministrit të ri, Abelard Tahiri

Prishtinë, 11 shtator - Sot, Ministrja e deritanishme e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, i dorëzoi detyrën Ministrit të ri, Abelard Tahirit, të cilit i  uroi suksese dhe i ofroi bashkëpunim edhe në të ardhmen.

“Puna një vjeçare në Ministrinë e Drejtësisë ishte përplot sfida dhe suksese, konsideroj se Ministri Tahiri, do të ketë mbështetjen e duhur të stafit në Ministri, ashtu sikur unë, për të përmbushur agjendat euro-integruese ku në thelb është fuqizimi i sundimit të ligjit”, tha Ministrja Hoxha.

Ministri i ri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, falënderoi ministren e deritanishme të Drejtësisë, znj Dhurata Hoxha,  për punën që ka bërë në këtë ministri gjatë mandatit të kaluar, dhe i uroi punë të mbarë në Ministrinë e Integrimeve Evropiane.

Ministri Tahiri, u zotua se do të vazhdoj të punojë me përgjegjshmëri të lart në fushën e sundimit të ligjit,  do të angazhohet për pavarësinë e gjyqësorit dhe në përshpejtimin e agjendës euro-integruese, ndërsa luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jenë prioritetet kryesore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)