Dhuna politike dëmton pozitën ndërkombëtare të Kosovës
Prishtinë, 19 nëntor - Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, dhe Shteteve të Bashkuara në Prishtinë përmes një komunikate për media kanë dënuar përdorimin e vazhdueshëm të dhunës për arritjen e qëllimeve politike.
Ambasadat kanë apeluar për respektim të sundimit të ligjit, procedurave demokratike, dhe normave ndërkombëtare.
\"Dhuna politike është e papranueshme dhe dëmton interesat e qytetarëve të Kosovës dhe pozitën ndërkombëtare të Kosovës.\"
\"Ajo nuk i sjell dobi askujt. Ne përgëzojmë Policinë e Kosovës për profesionalizmin dhe theksojmë rëndësinë që ka bindja ndaj ligjit nga ana e të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh rangun apo pozitën\", theksohet në komunikat.