21 Janar 2025

Dhuna policore nuk e ndal përpjekjen për tërheqjen e marrëveshjeve

Prishtinë, 13 dhjetor - Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti konferencë për media në lidhje me aksionin e fundit ku është goditur me ngjyrë ministri Arban Abrashi.

Konferencën e hapi nënkryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Driton Çaushi i cili foli për dhunën brutale të policisë ushtruar kundrejt aktivistit Alban Makolli i cili ishte pjesë e këtij aksioni.

Ndërkaq, Alban Makolli ka rrëfyer për dhunën të cilën ka përdorur policia ndaj tij pas përfundimit të aksionit . \"Unë kam qenë i arrestuar në vend të ngjarjes ku kanë qenë rreth gjashtë policë të njësisë speciale të rajonit të Mitrovicës, të cilët më kanë arrestuar dhunshëm. Ata kanë vazhduar të më godasin dhe të më fyejnë deri në momentin që ka arritur vetura e policisë me të cilën më kanë shoqëruar në stacion. Mua më kanë dërguar në stacionin \"92 Qendra\" ku më ka marr një polic me numrin 9425 dhe më ka dërguar në njërën prej dhomave të stacionit. Në atë dhomë ky polic vazhdimisht më ka pyetur se kush më ka dërguar, ku e kam marr ngjyrën dhe njëkohësisht më ka fyer, keqtrajtuar e goditur në kokë dhe në brinjë. Kjo rrahje ka vazhduar për disa minuta gjë që ka shkaktuar që unë të humbasë vetëdijen . Pasi që është larguar polici nga dhoma kanë ardhur dy pjesëtarë të njësisë speciale të rajonit të Mitrovicës, të cilët poashtu më kanë rrahur e ofenduar duke më pyetur se pse e kemi goditur Ministrin Abrashi me ngjyre dhe si kemi guxuar ta bëjmë një gjë të tillë në prani të policisë. Në fund më kanë dërguar në dhomë bashkë me aktivistin Januz Shatri i cili poashtu ishte arrestuar atë ditë, ku jemi mbajtur për 24 orë.” ka shpjeguar aktivisti Alban Makolli.

“Tashmë është e qartë që pa tërheqjen e këtyre marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën ne nuk do të ndalemi , por është më se e qartë se dhunën të cilën po e përdor ky pushtet përmes policisë nuk do të na ndalë ne në përpjekjen tonë për anulimin e këtyre dy marrëveshjeve.\" përfundoi Makolli.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)