Dhuna nuk guxon të zëvendësoj institucionet demokratike shtetërore
Prishtinë, 13 tetor - Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë z. Ruairi OConnell.
Gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe për agjendën evropiane të Kosovës.
Ministri Çollaku dhe ambasadori OConnell, janë pajtuar se mënyra e vetme për të siguruar suksesin e Kosovës në planin e brendshëm dhe në arenën ndërkombëtare, është përmes funksionimit demokratik të institucioneve legjitime të zgjedhura nga qytetarët e Kosovës.
Ata kanë thënë se dhuna nuk guxon të zëvendësoj institucionet demokratike shtetërore.
Po ashtu ambasadori OConnell, ka rikonfirmuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj procesit integrues të Kosovës në BE si dhe anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.