18 Janar 2025

Dhjetëra bashkëkombas nga Zvicra në AAK

Prishitinë, 1 gusht - Në Ditën Kombëtare të Zvicrës, dhjetëra bashkëkombas që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, anëtarë të Degës së AAK-së dhe aktivistë të tjerë, kanë vizituar selinë qendrore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Prishtinë.

Mysafirët nga Zvicra, i ka pritur Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili në një bisedë të gjatë miqësore me ta, ka folur për aktualitetin politik në Kosovë, për rolin që mund të luaj Diaspora e Kosovës si dhe për obligimet dhe detyrat që kanë institucionet e shtetit, për bashkatdhetarët, që gjatë muajve të verës qëndrojnë në Kosovë.

Qyetarët e Kosovës që jetojnë në Zvicër, anëtarë të AAK-së, janë shprehur të gatshëm që të ndihmojnë, jo vetëm në proceset politike në vend, por edhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës, si dhe në perspektiven evropiane të saj.
Kryetari Haradinaj, me këtë rast, i uroi ata për Ditën Kombëtare të Zvicrës!

Vizita e anëtarëve dhe simpatizantëve nga Zvicra, ka qenë vizitë kthimi në AAK, kjo pas vizitës që kohë më parë u kishte bërë atyre një delegacion i AAK-së, i udhëhequr nga Kryetari Haradinaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)