23 Dhjetor 2024

Dezinformimi dhe keqinformimi po e kërcënojnë integritetin zgjedhor

Prishtinë, 9 dhjetor - Në kuadër të projektit “Luftimi i dezinformatave dhe rikthimi i besimit të qytetarëve në media” është mbajtur konferenca me temën “Fushata zgjedhore në llupë: A e kërcënojnë integritetin zgjedhor çrregullimet e informacionit?”, organizuar nga Instituti D4D, me mbështetjen e NDI-së dhe USAID në Kosovë.

Në këtë tryezë u prezantuan gjetjet kryesore të monitorimit të mediave online dhe rrjeteve sociale gjatë fushatës zgjedhore. Të pranishmit vlerësuan se mjedisi medial në Kosovë është i ndjeshëm ndaj çrregullimeve të informacionit, gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës seksiste.

Të gjeturat kryesore të këtij hulumtimi tregojnë që gjatë fushatës zgjedhore ka pasur fushata të organizuara në grupe të ndryshme në platformën Facebook, akuza e kundërakuza shpesh të bazuara në informacione të manipuluara, përdorim të gjuhës së ashpër, ofenduese dhe seksiste si dhe është vërejtur krijimi i webfaqeve dhe grupeve në rrjete sociale gjatë kohës së fushatës zgjedhore. Çrregullimet e informacionit nga jashtë janë vërejtur në masë më të madhe në mostrën në gjuhën serbe, krahasuar me atë në gjuhën shqipe.

Rezarta Krasniqi, Drejtore Ekzekutive e Institutit D4D, theksoi se lajmet e pavërteta ndikojnë në integritetin zgjedhor, në veçanti në Kosovë marrë parasysh organizimin e shpeshtë të zgjedhjeve në vend.

Ambasadorja Nancy Soderberg, Drejtore e lartë Rezidente në NDI Kosovë, pohoi se dezinformimi dhe keqinformimi po dëmtojnë proceset demokratike në tërë botën dhe se Kosova nuk është imune ndaj këtij fenomeni.

“Luftimi i dezinformimit kërkon bashkëpunim dhe qasje gjithpërfshirëse. Instituti Kombëtar Demokratik është i përkushtuar që të ndihmojë në këtë aspek”, tha ajo

Blerinë Ukshini, Menaxhere e Projektit në D4D, tha se çrregullimet e informacionit ishin pjesë e ambientit medial gjatë fushatës zgjedhore. Ajo theksoi praninë e mizogjinisë dhe shpërndarjen masive të informacioneve të pavërteta apo të manipuluara nëpër rrjete sociale.

Raporti i plotë i  monitorimit të mediave online dhe rrjeteve sociale në Zgjedhjet Lokale 2021 do të publikohet së shpejti, ku do të përfshihen edhe rekomandimet e dala nga diskutimi i sotëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)