Dështon zgjedhja e presidentit, Thaçi merr vetëm 50 vota
Prishtinë, 26 shkurt - Ka përfunduar raundi i parë i votimit për presidentin e vendit ku kandidatë ishin Hashim Thaçi dhe Rafet Rama, që të dy nga Partia Demokratike e Kosovës.
Hashim Thaçi nuk ka mundur të marrë votat e mjaftueshme për tu zgjedhur president në raundin e parë.
50 deputetë kanë votuar për Hashim Thaçin, 4 për kundërkandidatin e tij Rafet Rama ndërsa 27 deputetë votën e tyre e kanë bërë të pavlefshme.
Pas këtij raundi duhet të votohet edhe një raund tjetër.
Nëse as në raundin e dytë nuk merr votat e 80 deputetëve përsëritet raundi i tretë ku kërkohen 61 vota për tu zgjedhur president i Kosovës.