Dështon zgjedhja e krytarit të Kuvendit
Ajo ftoi nënkryetarin e PDK-së, Hajredin Kuçi, të propozoi kandidatin e këtij subjekti për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Emri i propozuar nga subjekti i tij siç është cekur më parë, është Arsim Bajrami.
Gjatë votimit, në sallë kanë qenë të pranishëm 116 nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës.
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Kuvendit, Arsim Bajrami, nuk morri votat e mjaftueshme për të qenë kryetar i Kuvendit.
Nga 166 deputet sa ishin të pranishëm, Arsim Bajrami morri 44 pro, 61 vota kundër dhe 11 apstenime.
Kandidati nuk mori votat e mjaftueshme, për tu shpall kryetar të Kuvendit. Prandaj, jam e detyruar ta ndërpres këtë seancë, tha ajo.
Menjëherë pas dështimit të zgjedhjes së Arsim Bajramit në postin e kryetarit të Kuvendit, kryesuesja Flora Brovina e ka ndërprerë seancën deri në momentin kur ajo do t'i ftojë deputetët të vazhdojnë këtë seancë të filluar që nga 17 korriku.