15 Janar 2025

Dështon seanca e gjashtë i formimit të institucioneve

Prishtinë, 24 gusht - Kryesuesi i Kuvendit Adem Mikullovci edhe sot ka përmbyllur vazhdimin e gjashtë të esencës konstituive, pasi koalicioni PAN ka këkuar më shumë se dhjetë ditë kohë për votimin e kryeparlamentarit.

 Mikullovci ka përmbyllur vazhdimin e gjashtë të esencës konstituive, pasi koalicioni PAN ka pranuar se nuk i ka votat e mjaftueshme për votim të kryeparlamentar.

Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka thënë se gjatë kësaj kohe nuk e kanë pasur shumicën dhe iu duhet më shumë kohë.

Deputeti i PDK-së Hoxhaj tha se ju nevojitet rreth dy javë për konsultime shtesë.

Kandidati për kryeministër nga VV-ja, Albin Kurti ka thënë se edhe pas përfundimit të zgjedhjeve kuvendi nuk është konstituar dhe ka mbetur pa qeveri.

Ai propozon që nëse Veseli nuk i ka votat, të propozohet ndonjë kandidat tjetër në mënyrë që të zhbllokohet vendi.

Ai e ka ftuar Veselin të matet para deputetëve se a i ka votat.

“Matuni propozojeni Veselin dhe të shihet a i ka votat. Më 11 qershorit nuk u matët për kryeministër tash nuk po mateni si i pari i Kuvendit”, tha Kurti.

Ai Ka bërë thirrje që të thyhet bllokada duke propozuar ndonjë kandidat tjetër për të parin e Kuvednit.

Në anën tjeter Kadri Veseli, që është edhe i nominuari për kryeparlamentar nga koalicioni PAN tha se nuk është mirë që nga foltorja të bëhen abuzime.

Ai tha se janë organet juridike përgjegjëse që mund të merren me çështjet që iu takojnë, por jo të abuzohet nga foltorja e Kuvendit.

Veseli tha se Kurti dhe partia e tij e kanë sulmuar këtë Kuvend, i ka dërguar 70 dosje kundër Isa Mustafës në Prokurori, ndërsa thash shkon e i lutet për koalicion.

“Me neve nuk ju shitet, me mua jo veçanërisht”, i tha Veseli, Kurtit.

“Unë jam kryetar i PAN-it, ditën të cilën cilado parti i bënë 61 vota le te merr kryetarin e Kuvendit”, tha Veseli.

“E keni nxjerr flamurin kombëtar, pse po nxisni? Çka nëse Lista serbe e nxjerr flamurin e Serbisë”, tha tutje Veseli.

“E kemi të akuzuarin për terrorizëm këtu, e shitet si hero i kombit’, u shpreh Veseli.

Ndërkaq Avdullah Hoti nga koalicioni LAA tha se monopolizimi po vjen vetëm nga dy njerëz nga dëshira për të ardhur në pushtet, duke iu referuar Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt.

Ai tha se nga sot vendi po hyn në krizë të thellë. Hoti tha se është fatkeqësi që koalicioni PAN ka varur shpresat në disa matrapazë që mundohen të shtyjnë dikë t’i votojnë ata.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)