Dështon ideja e Vetëvendosjes për të rrëzuar qeverinë Thaçi
Prishtinë, 1 korrik - Ka dështuar përfundimisht ideja e Lëvizjes për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi.
Kjo bën që Thaçi të punojë mëse i qetë dhe pa asnjë presion se mund të ketë një bllok opozitar që të mund ta pengojë.
Dallimet mes partive opozitare kanë shkuar deri në ekstrem, pasi tentimit të fundit të kësaj lëvzjeje kundër ratifikimit të marrëvesjes.
Përfaqësues të Vetëvendosjes patën ndërmarrë një iniciativë për krijimin e një blloku opozitar, shkruan Tribuna.
Lideri i tyre Albin Kurti, qe takuar me liderin e AAK-së Ramush Haradinaj dhe me liderin e partisë më të madhe në opozitë LDK-së, Isa Mustafa, por përveç një përmirësimi të lehtë e të përkohshëm të marrëdhënieve, nuk qe arritur asgjë konkrete.