Dështimi i marrëveshjes PDK - LDK çon vendin në zgjedhje
Prishtinë, 5 dhjetor - Posti i kryeministrit e ka lënë pezull nënshkrimin e marrëveshjes mes PDK-së dhe LDK-së për bashkëqeverisje.
Këto dy parti politike ende nuk kanë arritur të pajtohen se kush do të jetë shefi i qeverisë së ardhshme.
E dështimi i mundshëm i arritjes së kësaj marrëveshje mund ta çojë vendin në zgjedhje, shkruan Tribuna.
Kjo për faktin se AAK-ja, VV-ja e Nisma po e kundërshtojnë mundësinë e hyrjes në bashkëqeverisje me PDK-në.
/Tribuna/