Dëshpërim në LDK
Prishtinë, 30 qershor - Koalicioni i shpejtë që lideri i LDK-së, Isa Mustafa realizooi me dy partitë e tjera, AAK dhe NISMA ka sjellë shumë pakënaqësi te anëtarët e Kryesisë dhe të thjeshtë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Burime të brendshme nga kjo parti kanë thënë se LDK bëri koalicion me AAK-në dhe NISMËN për shkak se humbi në zgjedhje.
\"Ishte një përpjekje për të krijuar një atmosferë fitoreje për të zbehur atë të humbjes që mbretëronte natën e 8 qershorit në LDK, ka thënë një burim brenda partisë për \"Tribuna\".
Gjendja brenda LDK-së thuhet se është e rëndë dhe kjo për shkak se rezultati nuk ka qenë në pritshmëri.
/Tribuna/