Deri në orën 15:00, votuan 16.39%
Prishtinë, 17 nëntor- Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në konferencën e tretë për media të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve bëri të ditur për daljen e votuesve deri në orën 15:00, në tri Qendrat e Votimit në Mitrovicën e Veriut.
Sipas të dhënave nga Komisioni Komunal të Zgjedhjeve dalja e votuesve në zgjedhje deri në orën 15:00 në tri Qendrat e Votimit në komunën e Mitrovicës së Veriut është: 16.39% ose 3 831 votues.
Gjatë kësaj konference, kryetarja e KQZ-së, Daka foli edhe për ecurinë e procesit të votimit deri në këtë kohë. Ajo bëri të ditur se deri më tani procesi i votimit është duke shkuar në rregull.