Deri në ora 16:00 kanë votuar 25.35% e votuesve
Prishtinë, 8 qershor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e tretë lidhur me Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në këtë konferencë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, bëri të ditur se në bazë të të dhënave nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në 38 komuna të Republikës së Kosovës, deri në orën 16:00 kanë votuar: 451 mijë e 895 votues, apo 25.35% e votuesve.
Po ashtu, kryetarja Daka bëri të ditur se procesi i votimit është duke vijuar rregullisht.