Deri në ora 11:00 votojnë 3 mijë 843 persona
Në këtë konferencë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se pjesëmarrja në votime e qytetarëve me të drejtë vote deri në orën 11:00 është: 3 mijë e 843 votues, apo 7.31%.
Deri në të njëjtën kohë, në Raundin e Parë (04 dhjetor) patën votuar 7.63% e qytetarëve me të drejtë vote.
Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, ka vëzhguar për së afërmi procesin e votimit në Drenas, saktësisht në shkollën Fehmi Lladrovci.
Daka tha se pritjet e saj dhe të ekipit të gjerë janë që procesi i votimit të shkojë mirë dhe të mos ketë parregullsi.
"Erdha sot që në emër të KQZ-së të shoh nga afër se si kanë shkuar përgatitjet të organizimit të raundit të dytë të zgjedhjeve në Drenas. Ashtu siç ka qenë raundi i parë i suksesshëm dhe nuk kemi pasur probleme shpresoj që edhe kjo dite te shkoj mbarë dhe me suksese. Qytetarët të cilët edhe herën e kaluar kanë treguar se dinë ti respektojnë të gjitha rregullat ashtu siç parasheh KQZ . Shpresoj që edhe këtë ditë do ta kenë të njëjtën qasje dhe nuk do të kemi probleme", tha Daka.
E para e KQZ-së, tha se Komisioni është i përkushtuar që i gjithë procesi të shkojë ashtu siç e parasheh ligji. Daka tha se problemet e vogla të cilat u panë para dy javësh në Drenas, si fotografimi i votës, votimi familjarë, etj, kësaj radhe beson se nuk do të përsëriten. Ajo ftoj qytetarët që ti përgjigjen obligimit të tyre qytetarë dhe të dalin në votime për kryetarin e Drenasit.
"Unë i kisha falënderuar gjithë ata qe kanë qenë pjesë e zgjedhjeve herën e kaluar. Të gjithë qytetarët e Drenasit , të cilët kanë tregu se dinë se si duhet të votohet dhe se si duhet të sillen gjatë ditës së zgjedhjeve. I ftojë të gjithë qytetarët e Drenasit ata të cilët kanë të drejt vote që sot të dalin ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre qytetare. Shpresoj që nuk do te ketë probleme të tilla edhe pse ato probleme janë të vogla nuk kanë ndikuar në rregullsinë e zgjedhjeve. Nuk besoj që këtë herë do të kemi ", tha Daka.