Deri në ora 11:00 kanë votuar 8.45% e votuesve
Prishtinë, 11 qershor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e dytë për Ditën e Zgjedhjeve.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se në bazë të të dhënave të dërguara në mënyrë elektronike nga Qendrat e Votimit për të gjitha komunat e Republikës së Kosovës deri në orën 11:00 kanë votuar 150 mijë e 244 votues, apo 8.45% e votuesve.
Deri përafërsisht në të njëjtën kohë, në vitin 2014, patën votuar 168 mijë e 616 votues, apo 9.46% e votuesve.