21 Janar 2025

Dërguti: Veseli donte suspendim 3-mujor të opozitës

Prishtinë, 2 dhjetor - Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ka thënë se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në mbledhjen e Kryesisë të hënën ka kërkuar suspendim të opozitës për periudha më afatgjate, madje deri në tre muaj.

Kështu ka deklaruar Dërguti gjatë një interviste të shkurtër për “Zërin”.

Megjithatë, sipas saj, nënkryetarët e Kuvendit ia kanë bërë me dije se nuk kanë bazë ligjore për një vendim të tillë.

Pavarësisht kësaj, Dërguti ka thënë se opozita nuk do të ndalet dhe se do të vazhdojë ta kundërshtojë Marrëveshjen për Asociacionin dhe atë për Demarkacionin.

“Mbledhja e thirrur pas ndërprerjes së seancës ka pasur temë diskutimi suspendimin e opozitës për seancën e djeshme dhe diskutimi tjetër ka qenë për mundësinë e një suspendimi më afatgjatë deri në 3 muaj”, ka thënë Dërguti.

Ndërsa e pyetur se a ka marrë vendim Kryesia e Kuvendit për përjashtimin e opozitës, nënkryetarja e Kuvendit ka thënë se kryeparlamentari Kadri Veseli e ka konsideruar opozitën të vetëpërjashtuar.

“Kadri Veseli e ka konsideruar opozitën të vetëpërjashtuar nga seanca, për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës... Suspendimi i opozitës e minon demokracinë. Përveç kësaj, të gjitha vendimet që u morën në seancën e djeshme janë të kundërligjshme”, ka vlerësuar Dërguti. /Zëri/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)