Deputetja, Margarita Kadriu largohet nga PDK
Prishtinë, 8 dhjetor - Deputetja, Margarita Kadriu e cila ishte pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës nga ka bërë të ditur se nga sot nuk do të jet pjesë përbërëse e PDK-së.
\"Nga sot nuk jam dhe nuk do të jem pjesë përbërëse e Partisë Demokratike të Kosovës. U bënë 6 muaj prej momentit kur unë pranova të hyj në politikë, edhe atë pas ofertave të shumta disa vjeqare të Partisë Demokratike të Kosovës\", ke theksuar Kadriu.
Ajo ka theksuar se do të angazhohet dhe do të luftoj për interesa të të gjithë qytetarëve pa dallim, duke u bërë zë i pavarur dhe i paanshëm i qytetarëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës.