21 Janar 2025

Deputetja Margarita Kadriu dhuron pagën familjeve në nevojë

Prishtinë, 6 gusht - Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Margarita Kadriu, ka vendosur që pagën e parë nga Kuvendi i Kosovës do t`ua shpërndaj disa familjeve në nevojë.

Deputetja Kadriu, ka shkruar në facebook se më 8 qershor ju më votuat për të qenë zëri juaj në Kuvendin e Kosovës. Duke marrë parasysh faktin se për arsye tanimë të njohura nga të gjithë, Kuvendi I Kosovës ende nuk filloi punën, ashtu siq është dashur, si dhe pasi që brenda këtij muaji nuk kam arritur të bëj punën time si deputete në Kuvendin e Kosovës, pagën e parë nga Kuvendi I Kosovës do t`ua shpërndaj disa familjeve në nevojë.

"Qytetarët kosovar më 8 qershor dhanë verdiktin e vet, andaj ne duhet sa më shpejt të fillojmë punën për zhvillim të mirëfilltë ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës", ka theksuar ajo.

Kadriu shpreson që e gjithë kjo situatë e krijuar të zgjidhet sa më shpejt, të respektohet vendimi që do të marrë Gjykata Kushtetuese, por mbi të gjitha, të lihen anash inatet personale dhe të punojmë për atë që populli na votoi.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)