Deputeti Kelmendi tërheq rezolutën për lirimin e Nehat Thaçit
Prishtinë, 12 tetor - Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, ka bërë të ditur në seancën e sotme se ai ka tërhequr rezolutën e cila kërkon lirimin e Nehat Thaçit.
Kjo pasi që sipas tij, rezoluta e iniciuar nga ai, nuk ka marrë mbështetjen e partive të koalicionit qeverisës.
Përveç deputetëve të partive opozitare dhe deputetit Shaip Muja dhe timin, kjo rezolutë nuk ka marrë mbështetjen e deputetëve të partive të koalicionit qeverisës, ka thënë Kelmendi.
Grupet parlamentare të Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur të pajtohen rreth rekomandimeve të cilat duhet të dalin nga Rezoluta, përmes të cilit është kërkuar lirimi i drejtorit Rajonal i Policisë së Kosovës, Nehat Thaçit.
Me propozimin e Kelmendit nuk janë pajtuar Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ai i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).