Deputeti Avdyli nuk nënshkruan mocionin për shkarkimin e Kryeministrit Kurtit
Prishtinë, 19 mars - Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ka konfirmuar opinionin e mediat që si deputet i LDK-së nuk e ka nënshkruar mocionin për shkarkimin e Kryeministrit Albin Kurtit.
"Dua të konfirmoj opinionin e mediat që unë si deputet i LDK-së nuk e kam nënshkruar mocionin për shkarkimin e KM Albin Kurtit", ka shkruar deputeti Avdyli.
Arsyet për këtë veprim sipas tij janë situata e rëndë pandemike që ndodhet vendi dhe paqartësia e veprimeve të ardhshme politike për dalje nga kriza institucionale që rrezikojmë të futemi.