Deputetëve të PDK-së dhe LDK-së nuk iu intereson për shqiptarët në Maqedoni
Prishtinë, 14 maj - Deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! kërkuan nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që të organizohet seancë e jashtëzakonshme për ngjarjet e fundit në Kumanovë.
Atje, Qeveria e Gruevskit e ka mobilizuar policinë dhe ushtrinë këto ditët e fundit që t\'i sulmojë lagjet dhe fshatrat shqiptare të Kumanovës me artilerinë më të rëndë ushtarake, duke i terrorizuar qytetarët shqiptarë, duke i vrarë e plagosur ata. Mirëpo, deputetët e pozitës, kundërshtuan një gjë të tillë, ngase nuk iu intereson fare se çfarë po ndodh me shqiptarët e asaj pjese.
Drejtuesi i Grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Glauk Konjufca, tha se Qeveria e Gruevskit ka shkaktuar një dhunë që cakun e kishte etnik. Pra, dhunë e orientuar në shqiptarë dhe në lagjet shqiptare të Kumanovës.
Kemi parë jo vetëm dhunë, jo vetëm akte nga më të papranueshmet nga policia maqedonase, por shumë njerëz ende janë të arrestuar. Ata po kalojnë nëpër procese gjyqësore me prapavijë politike. Me mijëra qytetarë edhe janë larguar nga Kumanova, një pjesë e madhe e të cilëve ende ndodhen në Kosovë, theksoi Konjufca.
Ditë më parë, Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni, ka deklaruar që ne dimë gjithçka çka ka ndodhur në Kumanovë, por nuk mund t\'ua jap informacionin. Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë që ajo që ka ndodhur në Kumanovë ka qenë masakër (i njëjti sot është kundër që kjo çështje të trajtohet në Kuvend, gjë që fakton dyfytyrësinë e tij). Edhe AKI kishte bërë një raport më herët, para se të ndodhnin ngjarjet në Maqedoni, përmes të cilit informonte institucionet e Kosovës se Gruevski po përgatitet ta inskenojë një dhunë të madhe ndaj shqiptarëve në Maqedoni.
Të gjitha këto janë arsye shtesë që ka qenë më se e nevojshme mbajtja e një seance për Kumanovën. Por, mazhoranca LDK-PDK e ka kthyer institucionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës në një institucion të pandjeshëm ndaj interesave tona kombëtare. E kanë kthyer në institucion indiferent ndaj asaj s