Deputetët takohen me qytetarët e Suharekës
Prishtinë, 30 nëntor - Në vazhdën e aktivitetit "Ditët e Kuvendit", sot mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Suharekës.
Gjatë këtij takimi publik, qytetarët e Suharekës do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët: Driton Selmanaj, Luljeta Veselaj-Gutaj, Salih Zyba, Blerim Kuçi dhe Albulena Balaj-Halimaj. â