Deputetët ta votojnë Gjykatën Speciale
Prishtinë, 17 prill - Nënkryetari i partisë më të madhe opozitare, LDK-së, Haki Rugova, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës ti japin mbështetje themelimit të Gjykatës Speciale për krimet e pretenduara të UÇK-së.
Ai ka thënë se nuk ka kurrfarë tendence që me këtë gjykatë të dëmtohet imazhi i Kosovës. Mendoj se deputetët duhet ti japin mbështetje kësaj gjykate sepse nuk po gjykohet Kosova, ka thënë në një intervistë për Epokën e re Rugova.
Ai ka folur edhe për Ligjin për Veteranët e UÇK-së, duke bërë me dije se me ardhjen e LDK-së në pushtet Ligji për Veteranët do të pësojë ndryshime për shkak se në të nuk është përfshirë ish-Ministria e Mbrojtjes. Nënkryetari i LDK-së i ka hedhur poshtë spekulimet që Isa Mustafa do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër.