19 Janar 2025

Deputetet planifikojnë të takojnë gratë asambleiste

Prishtinë. 12 maj - Një delegacion i Grupit të Grave Deputete në përbërje: Blerta Deliu-Kodra,kryetare e GGD-ës dhe Luljeta Veselaj e Sala Berisha- Shala, vizituan  Komunën e Mitrovicës, ku u takuan me grupet e asamblistëve të grave të Mitrovicës dhe Skenderajt.

Qëllimi i këtij takimit është shkëmbimi i përvojave në mes nivelit qendror dhe a ti lokal. Fillimisht, kryetarja e GGD-ës, znj. Blerta Deliu-Kodra, tha se GGD-ja si grup gjithëpërfshirës ka për synim fuqizimin e gruas në të gjithë sektorë.

Kryetari komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se gratë kanë qenë pjesë e procese dhe vendimeve më të rëndësishëm të shtetndërtimit tonë, prandaj duhet të fuqizohet roli i gruas në shoqëri. Fuqizimi i gruas ndikon edhe në zvogëlimin e papunësisë dhe duhet të jemi në hap me shtete evropian në përkrahje të fuqizimit të gruas,ndonëse në ketë komunë asnjë drejtoresh nuk udhëhiq, ka pranuar ai. 

Ky takim u realizua në kuadër të nismës së deputeteve të Kuvendit të Kosovës për të  takuar të gjitha gratë asamblistë në nivel vendi .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)