21 Janar 2025

Deputetët për tre muaj marrin 4 mijë euro

Prishtinë, 14 shtator - Deputetët e Legjislaturës së Pestë duket të jenë fatlumët e të gjitha legjislaturave tjera. Për dy muaj mospunë, korrik dhe gusht, deputetët që kanë qenë pjesë edhe e legjislaturës së kaluar kanë marrë pagë në vlerë prej 2.896 euro, e pritet ta realizojnë të plotë edhe pagën e muajit shtator në vlerë prej 1.488 euro, që i bie se për tre muaj mos punë ata marrin mbi 4 mijë euro pagë.

Prej konstituimit të Kuvendit më 17 korrik, kur deputetët kanë bërë betimin, ata në fakt edhe kanë themeluar marrëdhënie pune, ndërsa kanë të drejtën në pagë edhe pa punuar as edhe një ditë të vetme. Pavarësisht se Kuvendi edhe pas konstituimit nuk është funksional, deputetët kanë marrë paga për gjysmën e muajit korrik dhe të muajit gusht, sikur presin të marrin edhe pagën e muajit shtator, pa bërë as edhe ‘pesë gram’ punë.

Se deputetët kanë marrë pagat e muajit korrik dhe gusht edhe pa punuar e konfirmuan ditë më parë edhe nga sekretaria e Kuvendit të Kosovës.

Sekretari i Përhershëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi, është shprehur se deputetet tashmë kanë themeluar marrëdhënie pune dhe kanë të drejtën e pagës .

“Deputetët kanë themeluar marrëdhënie pune me 17 korrik. Deputetët të cilët nga Legjislatura e katërt kanë kaluar në Legjislaturën e pestë kanë marr pagë të plotë, bruto 1.488.00 euro, ndërsa deputetet e Legjislaturës së pestë kanë marrë pagë për periudhën 17- 31 korrik 2014”, konfirmoi Krasniqi, për të sqaruar kështu më pas se pagë si deputet nuk ka marrë i zgjedhuri për kryeparlamentar Isa Mustafa.

“Pagë nuk ka marrë Isa Mustafa, ngase ka edhe dy burime tjera dhe po ashtu nuk kanë marrë page anëtarët e Qeverisë,aktuale që janë edhe deputetet”, tha Krasniqi .

Sikur edhe për muajin korrik, edhe në gusht deputetët kanë marrë pagat e tyre madje të plota e presin të marrin edhe pagën e muajit shtator.

Për dy muaj mos punë, korrik dhe gusht, deputetët që kanë qenë pjesë edhe e legjislaturës së kaluar kanë marrë pagë në vlerë prej 2.896 euro, e pritet ta realizojnë të plotë edhe pagën e muajit shtator në vlerë prej 1.488, që i bie se për tre muaj mos punë ata marrin mbi 4 mijë euro pagë.

Ndërsa deputetët, të cilët kanë marrë ulëse në Kuvend për herë të parë, për muajin korrik kanë marrë gjysmë page (698.512 euro), ndërsa pagën e gushtit të plotë 1.488 euro, e pritet që edhe paga e shtatorit të jetë e plotë. Pra, deputetët e rinj, e të vjetër për tre muaj mos punë, i bie që të marrin mbi katër mijë euro paga pa u djersitur fare.

/Botapress/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)