Deputetet Osmani dhe Zivkovic në vizitë zyrtare në SHBA
Prishtinë, 11 korrik - Deputetet e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani (LDK) dhe Jasmina Zivkovic (SLS) po qëndrojnë në SHBA ku po marrin pjesë në programin Women in Public Service, i themeluar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Qëllimi i programit është të bashkojë dhe fuqizojë gra në pozita udhëheqëse, nga e gjithë bota, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në institucionet publike të vendit të tyre.
Gjatë kësaj vizite, ato u takuan edhe me ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, si dhe me përfaqësues nga Kombet e Bashkuara, Departamenti i Shtetit, USAID, si dhe me diplomate, deputete e zyrtare të larta nga shtete të shumta të Azisë e Paqësorit, Afrikës dhe Amerikës Latine.
Në ditët në vijim ato do të takohen edhe me kongresmenë, përfaqësues të UNDP-së, Bankës Botërore, NDI dhe të organizatave të tjera.