22 Dhjetor 2024

Deputetët kroat ritheksuan mbështetjen e parezervë të Kroacisë për Kosovën

Prishtinë, 14 qershor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja, Saranda Bogujevci dhe këshilltaret, ka pritur sot në takim një delegacion të Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane nga Kroacia, në përbërje nga deputeti Domagoj Hajduković, kryetar i Komisiont për Çështje Evropiane, deputetja Ermina Lekaj Prljaskaj, kryetare e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kroaci-Shqipëri dhe Gabriela Kuharić Kojić, këshilltare në Komisionin për Çështje Evropiane.

Me këtë rast, kryetari Konjufca falënderoi deputetët kroat për mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë Kosovës në të gjitha etapat shtetndërtuese dhe proceset e saj integruese.

Për më tepër, Kryetari i Kuvendit e vlerësoi të shkëlqyer bashkëpunimin dypalësh në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë si në nivel politik e parlamentar ashtu edhe në atë social ndërkohë që, siç u shpreh, ekziston një interesim i dyanshëm që fushat e bashkëpunimit të avancohen edhe në sferën e ekonomisë.

Ndërsa deputetët kroat ritheksuan mbështetjen e parezervë të Kroacisë për liberalizimin e vizave, si dhe procesin e integrimit të Republikës së Kosovës në BE dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë.

Në takimin u theksua vullneti për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, duke vlerësuar rolin e grupeve parlamentare të miqësisë si një faktor të rëndësishëm të marrëdhënieve mes dy shteteve tona. ​


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)