Deputetet interesohen rreth zbatimit të Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë
Prishtinë, 24 shkurt - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim një delegacion nga Komisioni për Integrim Europian të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga Alma Lama, me të cilët ka diskutuar rreth zbatimit të Ligjit për Kompetenca të Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë së Përfituar me Vepër Penale.
Në këtë takim, Ministri Kuçi informoi anëtarët e Komisionit për Integrim Europian rreth pikëpamjeve të tij për zbatimin e këtij ligji dhe theksoi se Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar për të përcjellë me vëmendje zbatimin e këtij ligji nga institucionet relevante.
Në anën tjetër, anëtarja e këtij Komisioni, Lama adresoi pyetje për përfaqësuesit e Agjencionit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar apo të Konfiskuar me të cilët diskutuan për implementimin e këtij Ligji nga ana Agjencionit si dhe bashkëpunimin që kanë me institucionet tjera.
Ministri Kuçi falënderoi anëtarët e këtij Komisioni për bashkëpunimin dhe shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar edhe në të ardhëm rreth implementimit të këtij ligji dhe çështjeve të tjera me rëndësi.