Deputetët e Vetëvendosjes hedhin gaz lotsjellës në Kuvend
Prishtinë, 21 mars - Sot në momentin kur po pritej të votohej për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi është hedhur gaz lotsjellës në Kuvend.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë hedhur gaz lotsjellës në seancën e sotme atëherë kur edhe pritej të votohej për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Nga salla e Kuvendit janë larguar të gjithë deputetët, ndërkohë që seanca pritet të vazhdojë pas largimit të tymit