Deputetët e koalicionit të bindur se i kanë siguruar votat për Specialen
Prishtinë, 27 maj - Dy ditë para votimit të Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës, deputetët e koalicionit qeverisës janë të bindur se i kanë siguruar votat e nevojshme, përderisa opozita paralajmëron votën kundër.
Megjithatë, përpos opozitës janë edhe disa deputetë të partisë së Hashim Thaçi, të cilët nuk po i binden kërkesës së bashkëpartiakëve të tyre për të votuar Specialen, shkruan Zëri.
Për miratimin e amendamenteve kushtetuese, të cilat i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale duhet 2/3 e votave të deputetëve, apo 80 sosh sa ka Kuvendi i Kosovësd, përfshirë këtu edhe 2/3 e votave të pakicave, apo votat e 14 deputetëve minoritarë.
Për dallim nga partneri më i madh i koalicionit, PDK, ku thuhet se katër deputetë do të votojnë kundër Speciales, në partinë e kryeministrit Isa Mustafa, është një situatë më ndryshe, pasi që, të gjithë deputetët e kësaj partie pritet të votojnë pro Gjykatës.
/Zëri/