22 Janar 2025

Deputetët Ashkalinjë e Egjiptas i bashkangjiten GP të LDK-së

Prishtinë, 11 dhjetor - Deputetët e PLE dhe PAI në Kuvendin e Republikës së Kosovës në mandatin e tanishëm do t’i bashkangjiten Grupit Parlamentar të LDK-së.

Kjo marrëveshje në mes të Përfaqësuesit nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Partial Liberale Egjiptiane (PLE) dhe Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI)  parasheh që:


1. Deputetët e PLE dhe PAI në Kuvendin e Republikës së Kosovës në mandatin e tanishëm do t’i bashkangjiten Grupit Parlamentar të LDK-së;

2. Një përfaqësues nga PLE dhe një përfaqësues nga PAI do të emërohen Zëvendës Ministra në Qeverinë e Republikës së Kosovës, nga vendet që i takojnë LDK-së, të udhëhequr nga Kryeministri Isa Mustafa;

3.Nga dy përfaqësues të PLE dhe PAI do të emërohen Këshilltarë Politikë, nga vendet që i takojnë LDK-së, në ministritë relevante për këto komunitete;

Kjo marrëveshje parasheh angazhim të përbashkët që të sigurohet përfaqesim i drejtë dhe parimor i pjestarëve të komuniteteve Egjiptas dhe Ashkalinjë në të gjitha trupat relevante shtetërore, në harmoni me ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.

Me këtë marrëveshje palët pajtohen gjithashtu për angazhim konsekuent në ngritjen e mirëqenies sociale si dhe nivelin e edukimit të pjestarëve të këtyre komuntieteve, duke ndikuar kështu në mënyrë të drejtpërdrejt në parandalimin e largimit të pjestarëve të këtyre komuniteteve nga Republika e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)