Deputetë të PE-së vizitojnë Kosovën
Prishtinë, 19 maj - Sot në Kosovë do të qëndrojë një grup deputetësh i Parlamentit Evropian i udhëhequr nga kryetari i delegacionit për Ballkanin, Eduard Kukan.
Pjesë e delegacionit janë dhe eurodeputetet e njohura Doris Pack, Tanja Fajon, Ulrike Lunacek, raportuese për Kosovë dhe Jutta Shtajnruk.
Ata do të marrin pjesë në takimin e katërt ndërparlamentar Parlamenti Evropian - Kosova.