Deputët, Kuleta e Bakalli largohen nga Vetëvendosja
Prishtinë, 19 shtator - Lëvizja për Bashkim ka njoftuar nëpërmjet një komunikate se ka tërhequr dy deputetët e saj, Aurora Bakalli dhe Agim Kuleta, nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes.
Arsyet që kanë çuar deri tek ky vendim, Lëvizja për Bashkim ka njoftuar se do ti publikojë të martën.
Deri në marrjen e këtij vendimi, Vetëvendosja kishte gjithsejt 14 deputetë.
Me 12 deputetë, aq sa do të ketë tash, Vetëvendosje në Kuvend barazohet me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partinë Liberale Serbe.