Demokristianet e rinjë europian vizituan demokristianët e Kosovës
Prishtinë, 1 tetor - Demokristianet e rinjë të Kosovës(FR-PSHDK) pritën në një takim Federico Potocnik, zv. sekretarin e YEPP-se (Youth of the European People\'s Party),njëherësh edhe nenkryetar i të rinjëve demokristrian të Sllovenisë,(Mlada Slovenija, youth of NSi/EPP)
Vizita e zv. Sekretarit te YEPP Federico Potocnik, ishte një vizitë miqësore,ku u bisedua rreth vazhdimësisë së bashkëpunimit reciprok mes Forumit Rinor të PSHDK-së dhe demokristianve të rinjë nga Europa.
Ai tha se ne jemi të interesuar dhe do ti perkrahim demokristianët e rinjë nga Kosova që sa me pare ti bashkangjiten familjës së madhe demokristiane ne Europe.
Gjithashtu Potocnik njoftoi kryetarin e FR. të PSHDK-së Arion Thaqi për punën të cilen po e bënë Forumi Rinor I Partive Popullore Europiane.
Ai po ashtu njoftoi për proceduart dhe rrugën për antarsimin ne EPP (Partit Popullore Europiane)
Kryetari FR. të PSHDK-së Arion Thaqi falemenderoj miqt për këtë vizit e cila është vazhdë e takimeve me demokristianet nga vende te ndryshme të Europes, si nga Zvicrra, Austria tani Slovenia.
\"Këto takime janë shkëbim i vyer i provojave tona në sferat e politikës dhe fushave te ndryshme.\"
\"Në ketë takim Potocnik u informua rreth punës e te rinjëve demokristian në përgjithesi, angazhimeve dhe synimeve të FR. të PSHDK-së, si dhe mundësine e pranimit tonë në YEPP, me ç`rast ai tha se personalisht do te raportoj ne YEPP dhe do te jetë si faktor urelidhës në mes të YEPP-PSHDK\", theksoi Thaqi.
Pas takimit ne selin e PSHDK-së,z.Potocnik vizitoi Katedralen,shtatoren e Nënë Terezës dhe permendoren e dr.Ibrahim Rugovës në qendër të qytetit.
Te pranishëm në këtë takim ishin edhe Emanuel Demaj, sekretar i përgjithshem i PSHDK-se, Engjell Duzhmani-kandidat i PSHDK-se për asamble komunale te Prishtines dhe të tjerë .