20 Janar 2025

Demokracia në Veprim vlerëson mirë procesin e votimit dhe numërimit

Prishtinë, 10 qershor – Në ditën e zgjedhjeve, rrjeti i OJQ-ve lokale Demokracia në Veprim (DnV) ka arritur me sukses të vëzhgojë procesin e votimit dhe numërimit në të gjitha vendvotimet, duke angazhuar më tepër se 2800 vëzhgues.

Demokracia në Veprim konstaton se në përgjithësi procesi i votimit dhe i numërimit në Kosovë ka qenë i lirë i drejtë dhe demokratik, edhe pse në disa lokacione të Kosovës vëzhguesit tanë kanë raportuar disa incidente  të izoluara;

Nga parregullsitë e raportuara nga vëzhguesit tanë, më shqetësueset mbesin ato nga dy vendvotime në komunën e Skenderajt ku është raportuar për manipulim të votës, raste të cilat tashmë janë duke u trajtuar nga Prokuroria e Shtetit;

Sidoqoftë, zgjedhjet e 8 Qershorit edhe pse të parakohshme dhe të organizuara në një kohë të shkurtër kanë qenë dukshëm më mirë të organizuara se zgjedhjet e vitit 2010;

DnV e vlerëson pjesëmarrjen e komunitetit serb në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në gjithë territorin e Republikës së Kosovës;

Shqetësuese për DnV-në mbetet e numri relativisht i lartë i votave të pavlefshme, i cili sipas të dhënave preliminare kapin shifrën e mbi 5% nga numri total i fletëvotimeve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)