28 Prill 2024

“Demokracia në Veprim”, pragu zgjedhor të jetë 3 për qind

Prishtinë, 2 dhjetor - Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, prezentoi rekomandimet dhe qëndrimin lidhur me ndarjen e Kosovës në distrikte zgjedhore. Zyrtari i këtij koalicioni, Ismet Kryeziu tha se “Demokaracia në Veprim”, ka paraparë 26 zona zgjedhore dhe sistem të përzier të mazhorancës....

Duke sqaruar propozimet dhe rekomandimet për sistemin e ri zgjedhor, Ismet Kryeziu tha se sistemi i perzier i mazhorancës dhe proporcionaliteti e bënë me të lehtë pranimin e rezultateve. Ai gjithashtu tha se edhe ndarja e vendit në 26 zona zgjedhore mundëson garë të barabartë të të gjitha subjekteve politike.

Rekomandimet tjera të “Demokracisë në Veprim”, për ndryshime të sistemit zgjedhor janë: që pragu të ulet në 3 për qind, të jetë votim me lista të hapura, të hiqet votimi me kusht, kuota prej 30 përqind e gjinisë më pak të përfaqësuar dhe vendet e garantuara për komunitetin jo shumicë. Ndërkaq për përbërjen e KQZ-së sipas tyre, kryetari duhet të jetë nga Gjykata Supreme i emruar nga Gjykata Kushtetusese e jo nga presidenti, si dhe pesë anëtarë nga opozita dhe 5 nga pozita.

Udhëheqësi i Demokracisë në Veprim, Ismet Kryeziu, në prezantimin e alternativave të këtij koalicioni, ka propozuar që Kosova të ketë 26 zona zgjedhore.
“Përparësitë në 26 zona zgjedhore, rrisin llogaridhënien e të  zgjedhurve ndaj zgjedhësve, Inkurajohet pjesëmarrja më e madhe qytetare në procesin zgjedhor, rritet llogaridhënia e të zgjedhurve ndaj zgjedhësve, rritet komunikimi dy-kahor zgjedhës - të zgjedhur, etj”, ka thënë Kryeziu.
Ndërkohë, sipas tij, 26 zonat do të dukeshin në këtë formë: 1.Deçani+Juniku, 2. Dragashi, 3. Ferizaji, 4. Fushë Kosova, 5. Gjakova, 6. Gjilani, 7. Gllogoci, 8. Istogu, 9. Kaçaniku,Hani Elezit, Shtërpca 10. Kamenica, Novobërda, Ranillug, 11. Klina, 12. Leposaviqi, Zveçan, 13. Lipjani, 14. Malisheva, 15. Mitrovica, Zubin Potok, 16. Obiliqi, 17. Peja, 18. Podujeva, 19. Prishtina, Graçanica, 20. Prizreni, Mamusha, 21. Rahoveci, 22. Shtimja, 23. Skenderaj, 24. Suhareka, 25. Vitia, Kllokot, Partesh, 26. Vushtrria.
Kryeziu ka përmendur edhe kriteret bazë për bashkimin e këtyre komunave.
Sa i përket pragut zgjedhor, sipas Kryeziut, për partitë Politike: Për 70 ulëse nuk ka nevojë për prag elektoral, meqë në mënyrë të natyrshme ekziston. Për 30 ulëse proporcional në nivel vendi, pragu  3%. Për koalicionet: Për 70 ulëse nuk ka nevojë për prag, për 30 ulëse proporcional në nivel vendi, pragu 5%, ndërkohë për kandidatët e pavarur nuk konsiderohet e nevojshme të ketë prag.
Demokracia në Veprim po ashtu propozon që Listat të jenë të hapura me votim një kandidat një votë, pasi rrit ndikimin e qytetarëve në përzgjedhjen e deputetëve, etj.
Sa i përket përbërjes së Komisionit Qendror Zgjedhor, Kryeziu ka thënë se do të duhej të ishte si në vijim: kryetar-i/ja të zgjidhet nga Gjykata Supreme,  5              anëtarë të jenë nga partitë opozitare, dhe 5 nga partitë e pozitës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)