Demokracia në Veprim monitoron rivotimin
Prishtinë, 16 nëntor - Koalicioni i OJQ-ve, Demokracia në Veprim do të monitorojë procesin zgjedhor të rivotimit në Mitrovicën Veriore, që zhvillohet nesër.
Në tri qendrat e votimit, Demokracia në Veprim do të ketë nga dy vëzhgues në secilën qendër.
Gjatë ditës së nesërme Demokracia në Veprim do të njoftojë opinionin me procesin zgjedhor dhe zhvillimet rreth këtij procesi.