17 Janar 2025

Demokracia në Veprim me 83 vëzhgues për zgjedhjet në Drenas

Prishtinë, 27 nëntor - Koalicioni i organizatave joqeveritare për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” (DnV) dëshiron të njoftoj për fillimin e misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit, të cilat do të mbahen më 4 dhjetor 2016.

Me këtë rast, riafirmojmë përkushtimin tonë për të rritur integritetin e zgjedhjeve, demokratizimin e mëtejshëm të vendit dhe rritjen e stabilitetit në tërësi. Ne shpresojmë që të kontribuojmë në transparencën, besueshmërinë dhe gjithëpërfshirjen në procesin zgjedhor, përmes vlerësimit tonë të paanshëm dhe objektiv.

Misioni i DnV-së do të përbëhet nga 83 vëzhgues të cilët do të angazhohen gjatë ditës së zgjedhjeve.

Në përbërje të misionit do të ketë edhe vëzhgues afatgjatë të zgjedhjeve, të cilët qysh nga dita e nesërme do të përcjellin fushatën zyrtare të zgjedhjeve e deri në momentin e fillimit të heshtjes zgjedhore. P

ërmes komunikatave të rregullta për media, gjatë ditës së zgjedhjeve publiku do të informohet lidhur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe pjesëmarrjen e votuesve.

DnV do të përgatisë edhe një raport të detajuar pas përfundimi të zgjedhjeve, të bazuar nga të dhënat e vëzhguesve tanë, në linjë me kornizën ligjore të Kosovës, instrumentet regjionale dhe ndërkombëtare të zgjedhjeve. Raporti do të përfshijë aspektet si performanca e administrimit të zgjedhjeve, fushatën zgjedhore, respektimin e lirive themelore, procesin e votimit, shqyrtimin e ankesave dhe shpalljen e rezultateve.

Demokracia në Veprim është koalicion i përbërë nga 10 organizata joqeveritare vendore si dhe 38 organizata tjera partnere. DnV është e përkushtuar në ruajtjen e neutralitetit të saj dhe i përmbahet standardeve më të larta të vëzhgimit të zgjedhjeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)