Demi: AAK-Nisma u dëmtuan në vota pas koalicionit me PDK-në
Prishtinë, 13 qershor - Analisti Agron Demi konsideron se AAK dhe Nisma janë dëmtuar me votë pas hyrjes së koalicion me PDK-në, derisa si të vetme do të arrinin të merrnin më shumë.
AAK dhe Nisma kanë ndikuar në rritjen e kundërshtimit të qytetarëve në qeverisjen e PDK dhe LDK, duke kundërshtuar aktivisht politikat e qeverisë për demarkacionin dhe asociacionin, ka shkruar Demi në Facebook.
Sipas Demit, në sekondat e fundit, duke lakmuar postin e kryeministrit, Ramush Haradinaj i ra shkelm krejt aktivitetit të tij opozitar dhe vendosi të ndaj përgjegjësinë me PDK. Përrderisa VV perfitoi nga mos ndryshimi i qendrimeve, AAK-Nisma u dogjën afer PDK-së, ka shkruar Demi.
Sipas tij, në rast se nuk do të hynin në koalcion me PDK, AAK-Nisma mund të merrnin 16-18% të votave. Kësisoj, PDK do të dilte partia e tretë, pas VV dhe koalcionit LDK-AKR-Alternativa. E sot, nuk do kishte asnjë problem në krijimin e një qeverid pa PDK, ka shkruar Demi.