18 Janar 2025

Demarkacioni thyen koalicionin

Prishtinë, 20 qershor - Koalicioni qeverisës po përballet me probleme gjatë miratimit të ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.

Pavarësisht numrave që i kanë, mungesa e kuorumit po shihet si sinjal se dy partitë e mëdha mund ta çojnë vendin në zgjedhje

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës prej arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje e kanë quajtur veten si “koalicion i elefantëve”, meqë kishin mbi 80 deputetë në Kuvend.

Por, koalicioni qeverisës aktualisht po përballet me sfidën e numrave, meqë një mori projektligjesh dhe marrëveshjesh ndërkombëtare kanë dështuar si pasojë e mospasjes së kuorumit, shkruan gazeta \'Zeri\'.

E, kjo po shihet si sinjal se partnerët qeverisës do ta çojnë vendin në zgjedhje. Në seancën e 16 qershorit Kuvendi kishte në rend dite ratifikimin e Marrëveshjes financiare mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e rehabilitimit të linjës hekurudhore 10.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)