Demarkacioni sduhet të procedohet sërish në Kuvend

Në një intervistë për Epokën e re, Sherifi ka thënë se edhe nëse demarkacioni riprocedohet, Qeveria do të detyrohet ta tërheqë ose Kuvendi do ta rrëzojë.
Sekretari i përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka bërë me dije se opozita vazhdon të jetë unike për demarkacionin, kurse sa i përket koordinimit, sipas tij, mbetet të shihet në ditët e ardhshme.
Sherifi ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave, duke thënë se nëse ky proces dështon, përgjegjësia i takon Qeverisë.
Ai ka theksuar se qeveritarët, në vend se ti luftojnë krimin dhe korrupsionin që janë kushtet kryesore për heqjen e vizave, ata po fshihen prapa demarkacionit. /