18 Janar 2025

Demarkacioni e futi Kosovën në krizë njëvjeçare

Prishtinë, 14 gusht - Kosova qe një vit është zhytur në krizë të thellë politike, pasi që ka nënshkruar Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Opozita dhe disa deputetë të koalicionit qeverisës e fajësojnë Qeverinë për këtë krizë, duke thënë se ekzekutivi i vendit nuk i respektoi vendimet e Kuvendit

Më 26 gusht bëhet një vit prej se Kosova është futur në një krizë të thellë politike për shkak të nënshkrimit të Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Subjektet opozitare patën deklaruar se me këtë Marrëveshje Kosova i humb rreth 8200 hektarë tokë, prandaj filluan protestat në rrugë dhe në Kuvend.

Tani opozitarët dhe disa deputetë të koalicionit qeverisës thonë se kriza është shkaktuar nga arroganca e Qeverisë, madje, sipas tyre, ekzekutivi i vendit ka mbajtur të fshehta disa dokumente për procesin e demarkacionit dhe nuk i ka marrë parasysh vendimet e Kuvendit, shkruan ‘Zeri’.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)