15 Janar 2025

Demaj mirëpret ri-emërimin e Bushatit për Ministër të Jashtme të Shqipërisë

Prishtinë, 28 gusht - Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Emanuel Demaj, ka mirëpritur ri-emërimin e homologut të tij shqiptar, Ditmir Bushati, për Ministër të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, duke e vlerësuar ri-emërimin e tij në krye të diplomacisë shqiptare si të rëndësisë së veçantë në konsolidimin e mëtejmë të Republikës së Kosovës dhe integrimin e saj në strukturat euro-atlantike dhe komunitetin ndërkombëtarë.

“Me kënaqësi të veçantë mora lajmin për ri-emërimin e Ministrit Bushati edhe për një mandat në krye të diplomacisë shqiptare. Uroj që vazhdimi i punës së Tij të jetë i rëndësisë së veçantë, jo vetëm për integrimin e plotë të Republikës së Shqipërisë në strukturat Euro-Atlantike, por, edhe në vazhdimin e mbështetjes së fuqishme për konsolidimin e mëtejmë të Republikës së Kosovës dhe  integrimin e saj në strukturat Euro-Atlantike dhe komunitetin ndërkombëtarë, ashtu siç Ministri Bushati ka dëshmuar me punën e tij gjatë mandatit të kaluar."

"Ministrit të ri-emëruar Bushati i ofroj mbështetjen time të plotë dhe paralelisht me këtë shpreh gatishmërinë dhe vullnetin tim për vazhdimin e bashkërendimit dhe koordinimit të çështjeve të interesit  të përbashkët të të dyja shteteve ”, ka thënë Ministri Demaj.

 
-- 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)