Demaj: Komuna e Vitisë pron private e Arifit dhe e Hebibit
Prishtinë, 12 gusht - Demokristianët e Vitisë kanë vendosur qe në zgjedhjet e tre nëntorit do te garojn me një list të vetme dhe me kandidatin e saj për kryetar i cili ditë me parë është emruar nga kryesia qendrore, Emanuel Demaj ,qe njeherit është edhe sekretar i përgjithshëm i PSHDK-së.
Demaj ka hudhur poshte zërat se mund te ketë ndonjë koalicion me LDK, PDK apo AAK, ai gjatë një takimi që kishte me anëtarsinë e PSHDK-së në Stubëll të Epërme te Vitis, tha se kjo qeverisje lokale e cila deri me tash i ka sjellë vetëm të këqija kesaj komune.
\"Nuk mundë te përkrahet nga demokristianet, sepse komuna e Vitisë është bërë pronë private e Nexhmedin Arifit dhe e Skenderbe Hebibit, njëri kryetar komune e tjetri kryesus i kuvendit komunal. ata vendosin për gjithcka në komunen e Vitisë, si për tender, punsim, largim, ndeshikm, etj\", ka thënë Demaj.
Demaj ka thënë se komuna e Vitis nuk ka pas opozit,të gjith kan qenë pjes e pushtetit lokal,cdo delegat ne kuvendin komunal ka punsuar nga një familjar nëpër administrat publike,arsim apo edhe neper vende te tjera.
Unë besoj se qytetaret e Vitisë kesaj radhe nuk do te gabojn prap duke votuar dhe perkrahur shkelsit me të medhaj të ligjit,dhe ata të cilët e kan lën komunen e Vitisë një ndër qytetet me me pak investime ne Kosovë.