Demaçi:`Pankarta` e trojeve shqiptare, vepër e vetë serbëve
Prishtinë, 16 tetor - Veprimtari Adem Demaçi ka theksuar se pankarta me hartën e trojeve shqiptare që fluturoi mbi stadiumin e Partizanit në Beograd është vepër e vetë serbëve.
Deklaratat e presidentit serb, Tomisllav Nikolic se Shqipëria kurrë nuk do të bëhet shtet normal,Demaçi i ka quajtur çetnike. Duke folur për ndeshjen e zhvilluar ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, Demaçi tha se pankarta me hartën e trojeve shqiptare, është vepër e vetë Serbisë.
Kjo është një përpjekje e Serbisë për ta kthyer situatën në favor të saj dhe për ti përlyer shqiptarët, për ti njollosur shqiptarët. Vetëm Serbia ka mundur të bëjë këtë punë, kurrkush tjetër, ka thënë Demaçi.
Demaçi ka theksuar se kryeministri shqiptar, Edi Rama nuk duhet ta anuloj vizitën e tij të paralajmëruar në Tiranë. Ai thekson se edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga duhet të shkoj me 1 nëntor në Beograd.
Ajo duhet të shkoj atje dhe duhet ta flas të vërtetën. Duhet të ju thotë serbëve se ju jeni luftënxitës. Ju jeni paqeprishës. Ju nuk dëshironi të bashkëpunoni me popujt tjerë. Mos e shitni edhe më tutje hegjemonizmin tuaj. Sepse ata janë mësuar ta shesin hegjemonizmin, por më nuk po ju shkon andaj po bëjnë edhe provokime të tilla si rasti në ndeshjen e futbollit, ka deklaruar Demaçi poër Radio Dukagjinin.
Demaçi nuk ka dashur të komentoj shumë situatën politike në Kosovë duke thënë se situata e krijuar nuk mund të zgjidhet me një formulë por sipas tij ndërhyrja e ndërkombëtarëve është shumë e nevojshme.