19 Janar 2025

Demaçi: Thaçi është më i miri

Prishtinë, 22 mars -  Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, në emisionin “Debat” në RTK, ka lavdëruar kryeministrin Hashim Thaçi, i cili sipas tij, është më i miri nga liderët aktual. “Unë jam ai që po e kritikoj Hashim Thaçin më së shumti, mirëpo mes tyre ky është më i miri”, është shprehur Demaçi.

Demaçi, e ka kritikuar opozitën e cila, sipas tij, duke e quajtur rritjen e pagave si fushatë politike, ka dështuar për ta dhënë mesazhin e qartë te qytetarët.

Ai ka thënë se ata duhej kritikuar rritjen e pagave për disa kategori e jo për të gjithë. Duke folur për situatën në veri, Demaçi ka thënë se ushtria e Kosovës duhet të shkojë edhe në veri, në të kundërtën, sipas tij, ajo pjesë nuk qenka e Kosovës.

Ai ka thënë se Evropa duhet ndryshuar kursin ndaj Serbisë, kurse ka deklaruar se me Aleksandar Vuçiqin si kryeministër, politika serbe është krejtësisht e re. Ndërkohë, sa i përket Shqipërisë, Demaçi ka thënë se Edi Rama është personi i duhur për ta udhëhequr Shqipërinë.

Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, ka thënë se krahasimi i cili iu bë Krimesë me Kosovën ishte i pavend. Ai ka thënë se ky krahasim ishte shumë i pandershëm dhe hipokrit. Sipas tij, ato nuk mund të krahasohen.

“Krahasimi që bëri ai ishte shumë i pavend. Në Krime nuk u bë kurrfarë kryengritje e as kurrfarë lufte. Në krime qëndruan të qetë, ndërsa ne ishim në një regjim të keq”, ka thënë Demaçi.

Ai ka treguar se Putini do të mbetet gjithmonë fajtor për luftën e egër që është duke ringjallur.

“Natyra e rusëve ka mbetur gjithmonë ashtu dhe ata nuk mund të përmirësohen dhe nuk mund të heqin dorë nga ideja që të zvogëlohen, por vetëm të zgjerohen. Putini do të mbetet gjithmonë fajtor për luftën e egër dhe të ashpër që do të zhvillohet”, ka thënë Demaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)