15 Janar 2025

Demaçi: Takimi, Thaçi –Dacic nis epoken e re në Ballkan

Prishtinë, 21 tetor - Veprimtari i çështjes kombëtare shqiptare, Adem Demaçi takimin Thaçi –Dacic, e sheh si shenjë të mirë dhe të nisjes së një epoke të re në Ballkan.

Ai vlerëson se më në fund Ballkani po del nga vuajtjet dhe po nis një bashkëpunim mes fqinjëve, në të mirë të qytetarëve dhe perspektivës së tyre.

“Unë personalisht e përshëndes takimin e djeshëm mes kryeministrit tonë dhe atij serb në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së, takim ky i cili dëshmon se në Ballkan përkundër vuajtjeve dhe përjetimeve të këqija, por fryn një erë e bashkëpunimit dhe përmirësimit të marrëdhënieve fqinjësore në favor të perspektivës së qytetarëve. Nga dialogu dhe shtrëngimi i duarve me këdo qoftë, i cili është në favor të paqes dhe stabilitetit, historikisht ka qenë i mirëseardhur”, tha ai.

Sipas tij, takimi Thaçi-Dacic ka një peshë edhe më të madhe kur dihen raportet e deri djeshme mes këtyre dy vendeve. “Mund të themi lirishtë se Serbia tashmë e ka kuptuar realitetin në raport me Kosovën, aq më tepër kur një kryeministër serb i shtrëngon duart me një ish-lider të UÇK -së”, ka deklaruar Demaçi për agjencinë Presheva Jonë.

Demaçi thotë se padyshim ky dialog do të jetë mirë i përgatitur nga të dyja palët me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e problemeve, të cilat kanë mbetur pa u zgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)